Ditën e sotmme nga sulmi ajror i Forcave të Armatosura të Izarelit kanë humbur jetë 9 palestinezë mes tyre ishin gazetarë lokalë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, veç viktimave në sulmin në qytetin verior të Beit Lahiya pati edhe një numër të lënduarish.
Sipas dëshimitarëve, disa persona humbën jetën dhe disa të tjerë u lënduan kur një automjet u godit prej një sulmi ajror të ushtrisë së Izraelit.
Sipas kolegëve të gazetarve që humbën jetën, ata ndodheshin në një mjet për të kryer një mision bamirësie të mundësuar nga Fondacioni Al-Khair në Beit Lahiya. Mediat palestineze pohuan se mes viktimave jane tre gazetarë palestinezë, sipas Reuters.