-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump Jr.: NATO bombardoi Serbinë për të shpërqendruar vëmendjen nga Clinton-Lewinsky

Kryesoret

Djali i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump Jr., ka sugjeruar se bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999 ishin një mënyrë për të larguar vëmendjen nga skandali i Bill Clinton dhe Monica Lewinsky.

Trump Jr. e tha këtë gjatë një interviste në Serbi, duke argumentuar se shumë e shohin këtë veprim si një shpërqendrim nga dështimi i Clinton.

“NATO e bombardoi Serbinë në vitin 1999, çka çoi në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova. Kjo ndodhi në kulmin e skandalit Bill Clinton – Monica Lewinsky. Shumëkush, sidomos tani, në retrospektivë, e shohin këtë bombardim si një shpërqendrim nga ai dështim i Bill Clinton-it”, thotë Trump Jr., para fillimit të intervistës me Vuçiç.

Ai gjithashtu diskutoi çështjen e Kosovës, duke theksuar se Serbia e sheh ende Kosovën si pjesë të territorit të saj sovran.

“BE-ja dhe madje edhe shumë njerëz në Washington dëshirojnë t’i ‘normalizojnë’ marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por Serbia vazhdon dhe argumenton me pasion të madh se Kosova është pjesë e territorit të saj sovran”, ka thënë Trump Jr.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit