Dy shqiptarë, Andon (Afrim) Sina dhe Niko (Faslli) Sina, janë arrestuar në Dibër pas një operacioni të koduar “Difficult conditions”.
Ata ishin të kërkuar nga autoritetet italiane që prej vitit 1999, për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Ngjarja ndodhi në 1999, kur ata vranë një shtetas shqiptar dhe plagosën tjetrin për motive të lidhura me aktivitetet të paligjshme.
Pas hetimeve të Policisë Shqiptare dhe asaj Italiane, ata u lokalizuan dhe u arrestuan.