-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

20-vjeçarja që i mbijetoi tragjedisë në Koçan: Nuk di si ia dola, zjarri shpërtheu menjëherë

Kryesoret

Marija Taseva vajza 20-vjeçare, që i mbijetoi tragjedisë në klubin e natës në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Ajo arriti që të mbijetojë por ka humbur motrën e saj më të madhe.

20-vjeçarja u shpreh se ka qenë një tmerr ku të gjithë filluan që të shtynin njëri-tjetrin.

“Zjarri shpërtheu, të gjithë filluan të bërtisnin: “Dil jashtë, dil jashtë!”, por fatkeqësisht kishte vetëm një dalje dhe brenda kishte 1500 njerëz. Pastaj të gjithë filluan të shtyjnë njëri-tjetrin, kështu që unë u drejtova për në dalje. Nuk e di si, por përfundova në tokë, nuk munda të ngrihesha dhe në atë moment njerëzit filluan të më shkelnin. Nuk e di si, por disi arrita të dal. Tani jam mirë, por ka shumë të vdekur. Është e tmerrshme.”,tha ajo.

Ndërkohë nga kjo tragjedi kanë humbur jetën 95 viktima dhe rreth 155 kanë mbetur të lënduar, ku 47 prej tyre janë dërguar në spitalet jashtë vendit për kurim më të specializuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit