Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ku një makinë ka përplasur për vdekje këmbësorin 55 vjeç.
Sipas policisë, autori është larguar nga vendgjarja dhe ka braktisur makinën pranë stacionit të trenit në qytetin e Pogradecit. Ai i ka hequr targat dhe është larguar duke e lënë makinën aty.
Ndërkohë policia po vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit të aksidentit.