Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare për tragjedinë që ndodhi në Koçan, ku një zjarr në diskotekën Pulse ka marrë 59 jetë.
Ky vendim do të shpallet zyrtarisht në Parlament në seancën e sotme. Po ashtu, është urdhëruar një inspektim i menjëhershëm dhe i jashtëzakonshëm në të gjitha diskotekat dhe lokalet që organizojnë festa.
Aktualisht, 155 persona janë të plagosur dhe 18 prej tyre janë në gjendje kritike.