-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama ironizon opozitën: Demokrati kavajas iu bashkua sot skuadrës së Elisës

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social vijon me ironitë e tij për koalicionin opozitar, të udhëhequr nga kryedemokrati Sali Berisha. Rama thotë se sot një qytetar demokrat nga Kavaja iu bashkua skuadrës së Elisa Spiropalit.

“Sa e do Kavajën PS e tregonin deri tani shumë punët e bëra, të cilat e rilindën qytetin e harruar për dekada nga PD. Por sa e do Aleanca për Kënetën Madhështore Kavajën, e tregojnë dy pamjet e këtij posteri që një demokrat kavajas, i sapobashkuar sot me skuadrën e Elisës atje, ma çoi me lutjen për ta postuar. Ne i kemi dhënë Kavajës kryetaren e Kuvendit, kryeministrin e Luftës së Kosovës dhe një vajzë e një djalë të zonës, prej të cilëve dy gratë janë në listën e mbyllur, pra faktikisht 2 deputete për Kavajën dhe Shqipërinë 2030.

AKM-ja i ka lënë Kavajës vetëm Bufin e Kënetës, që kavajsit i shikon nga tribuna njëherë në 4 vjet, kur shkon te sheshi i demokracisë sa për të ngritur 2 gishtat e humbjes së radhës. Ndërsa kryetarin e partisë atje, kavajsin e votuar nga kavajsit në ato pseudo primaret e kënetës – një tallje e hatashme me miletin demokrat – e kullufiti Bufi bashkë me një dynja demokratësh të tjerë, që kujtuan të shkretët se u bë këneta kos dhe erdhi dita e tyre përmes votës së lirë në mbretërinë e Bufit”, shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit