Në bisedën e tij telefonike mes presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan dhe atij amerikan Doanld Trump u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, si dhe çështje rajonale dhe globale.
Erdogan i shprehu presidentit amerikan besimin e plotë se si dy vende aleate, Turqia dhe SHBA-ja do të avancojnë bashkëpunimin e tyre në periudhën e re me një frymë solidariteti, me fokus rezultatin dhe me sinqeritet.
Presidenca turke njofton se Erdogan ka ngritur çështjen e sanksioneve amerikane CAATSA ndaj Turqisë. Në veçanti, ai bëri thirrje për përfundimin e procesit të prokurimit të F-16 dhe rikthimin e pjesëmarrjes së Turqisë në programin F-35, për të forcuar bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.
Gjithashtu Erdogan theksoi se është e rëndësishme të kontribuojnë së bashku për rivendosjen e stabilitetit në Siri, funksionimin e administratës së re dhe heqjen e sanksioneve kundër Sirisë për normalizim.
Ai vuri në dukje se Turqia mbështet fuqishëm hapat e menjëhershëm të ndërmarra nga presidenti Trump për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
Erdogan shtoi se Turqia që nga fillimi i konfliktit ka punuar për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.