-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi të vidhte një banesë, arrestohet shqiptari në Greqi

Kryesoret

Një 36-vjeçar shqiptar me precedentë penalë u arrestua nga policia greke në Longos, Aigialeia, teksa tentonte të vidhte një banesë.

Gjatë kontrollit në kopshtin e shtëpisë, policia i gjeti shqiptarit një pistoletë të mbushur, të cilën e kishte fshehur në një kondicioner të jashtëm. Përveç armës, e cila do të dërgohet për ekspertizë balistike në laboratorët e mjekësisë ligjore të policisë në Athinë, pranë tij është gjetur edhe një thikë.

Ndaj tij është ngritur një kallëzim penal për vjedhje të rëndë, anëtarësim në bandë dhe shkelje të ligjit për armët. Ai u dërgua në burgun e Koridhalos.

36-vjeçari shqiptar ka qenë më parë në prangat e organeve të rendit për vepra të rënda dhe ka vuajtur dënimet me burg. Në vitin 2016, ai u dënua për vjedhje me vlerë prej 500 mijë eurosh në tregun e perimeve Rentis dhe u lirua nga burgu në vitin 2024.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit