Mediat maqedonase kanë publikuar video tronditëse nga momentet e shpërthimit të zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku të paktën 50 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Zjarri thuhet se ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë një performance nga grupi muzikor maqedonas DNA.
Në momentin e shpërthimit, klubi ishte mbushur plot me njerëz, të cilët tentuan të shuajnë flakët, por pa sukses.