Në protestën e zhvilluar në Tiranë, një protestuese ka mbajtur një fjalim ironik ndaj kryeministrit Edi Rama, ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, deputetes Zegjine Çaushi dhe kreut të Sali Berisha, duke përdorur batuta dhe deklarata politike.
“Nuk duam Ramën me poture, Balluken pa baluke. Duam që Zegjineja të bëjë në shkollë abetaren. Duam Lulin që të bëjë matematikën. Duam Berishën të futet në poturet e Ramës. Nuk duam një Shqipëri që ta shikojnë vetëm për lekët, por kur të vijmë të na thonë mirëserdhët në shtëpi. Duam revolucion. Rama në burg, Berisha në burg”, është shprehur protestuesja.
/5pyetjet.al









