-sidi education-spot_img
28 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tiranë/ Marshim masiv rreth institucioneve, protestuesit planifikojnë të gdhijnë në shesh

Kryesoret

Mijëra qytetarë janë mbledhur në Tiranë në ditën e 21-të të protestës kundër qeverisë së Edi Rama, ku janë bashkuar edhe pjesëmarrës nga diaspora shqiptare.

Fillimisht, protestuesit janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, ku janë mbajtur fjalime nga pjesëmarrës të ndryshëm.

Pas përfundimit të fjalimeve, ka nisur marshimi i qytetarëve rreth godinës së Kryeministrisë, në një atmosferë të vazhdueshme proteste dhe thirrjesh kundër qeverisë.

Sipas raportimeve, një pjesë e emigrantëve nga diaspora kanë shprehur gatishmëri për të qëndruar edhe gjatë natës në shenjë mbështetjeje për tubimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit