Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndoqi situatën e krijuar nga zjarri në Tragjas, i cili u vu nën kontroll nga skuadrat e emergjencës civile të Bashkisë Vlorë.
Ai theksoi se një front zjarri që rrezikonte disa banesa u parandalua në kohë rekord. Skuadrat do të vazhdojnë punën, dhe nesër do të bëhet verifikimi i dëmeve.
Situata mbetet nën kontroll dhe forcat zjarrfikëse janë në gatishmëri për të parandaluar riaktivizimin e flakëve.
“Fatmirësisht, një front zjarri, që dukej sikur po rrezikonte disa banesa, është parandaluar në kohë rekord nga zjarrfikësit.
Skuadrat do vazhdojnë të angazhuara. Nesër në mëngjes do bëhet evidentimi i plotë. Mbetemi vigjilentë”, theksoi ai.