11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha del nga SPAK-ut: Brenda gjeta “Redaktorin” e Veliajt

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”. Ndërkohë që mbështetësit e tij u mblodhën para ambienteve të SPAK ku pas daljes së tij pritet të mbajë fjalën para tyre.

Berisha e cilëson vendosjen e masës ndaj tij një akt politik në të cilin ai thotë se “Prokuroria në kundërshtim me Kushtetutën kërkon t’i ndalojë fjalën e lirë” ndërkohë që paraqitet në SPAK dy herë në muaj. Ish-Kryeministri akuzohet për korrupsion në dosjen hetimore të ish-klubit Partizani.

“Sot unë aty takova “Redaktorin” që është një person që mediat e censuruan. Mediat dështuan që Lal Vjedhësi në telefonatat e tij të panumërta i jepte të vëllait porosi por atë që u fshehën mediat është që në udhëzimet e tij ishte një shumë i veçantë; që thoshte për këtë cështje do të pyetet “Redaktori”.

Por cili ishte ai? “Redaktori” ishte Edi Rama. Natën i ndërsente kundër SPAK-ut, ditën sulmonte Etjenin se guxove të sulmonte SPAK-un. “Redaktori” kishte vendosur para një telaje dhe po pikturonte mustaqet e Kujtim Gjuzit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit