Kryeministri kanadez, Mark Carney, ka nisur turin e tij të parë europian pas marrjes së detyrës, duke u takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron. Carney dhe Macron mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në Paris, ku shprehën qëndrimin e përbashkët kundër politikave të administratës Trump.
Ata e përmendën luftën tregtare dhe diplomacinë “America First” të presidentit amerikan, e cila ka pasur ndikim negativ në aleancat tradicionale.
Carney theksoi se Kanadaja është “vendi më evropian nga vendet jo-evropiane”, dhe se është e rëndësishme që vendi të forcojë lidhjet me “aleatë të besueshëm”, siç është Franca.
Pas Parisit, Carney do të vizitojë Londrën për të diskutuar politikën tregtare dhe përgjigjen ndaj Trump.