-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Dogjani: Në Kamëz nuk ka drita, ku është shteti?!

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani në seancën e sotme në Kuvend ka denoncuar gjendjen e rëndë të familjeve.

Dogjani u shpreh se qytetarët e Kamzës nuk ka drita, si dhe të moshuarit zgjedhin ushtrim në plehra për të jetuar. Ai nënvizon që të rinjtë marrin kredi për një banesë në mënyrë që të ndërtojnë familje.

“Qytetarët vuajnë në bankat tona, s’ka transparencë bankare, komisione e kaluzole të fshehta. Institucione financiare, e ndërsa ju që duhet t’i mbikqyrni s’keni bërë asgjë. Saqë shumë familjeve u janë marrë shtëpitë, të tjera edhe janë flijuar e vetëvrarë për shkak të këtyre makinacioneve.

Banka ka rregullat e veta, por ka edhe mbikqyrje nga banka e shtetit që të mos ketë norma të larta interesi që të rinjtë të marirn kredi për një banesë për të ndërtuar familje. Ka lloj lloj mekanizmash që ua keni sjellë shqiptarëve me i dalë shpirti përmes këtyre bankave e vetë s’dini ku i keni paratë, biznesi po falimenton nga këto kredi për banka.

Taksat e larta i detyrojnë të marrin kedi që më pas s’i paguajnë, shteti është për të kontrolluar që njerëzit të marrin kredi për biznes e shtëpi, e më pas të kenë mundësi të paguajnë.

Qyetarët e Kamzës s’kanë drita, fiken sot më 2025. S’ka kanalizime, plehrat ishin kudo. Të moshuar duke zgjedhur ushqim në plehra për të jetuar. Ky është shteti?! Ndaj kemi këkruar minimumin jetik.”, tha Dogjani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit