-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Shalsi përplaset me Hoxhën: Nëse s’fitoj në Kukës, nuk do të jem në këtë Parlament

Kryesoret

Në seancën e sotme në Kuvend pati një përplasje mes deputetit socialist Eduart Shalsi dhe atij demokrat Flamur Hoxha.

Të dy deputetët kandidojnë në listën e mbyllur në qarkun e Kukësit. Kjo ka sjellë që edhe ata të kenë një përplasje, ku deputeti Flamur Hoxha tha se nëse nuk fiton në Kukës nuk do të jetë në Parlament.

Shalsi: Mos u merrni me banalitete, por me ide, sa e ke dashur ti e disa të tjerë qarkun e Kukësit e sa keni bërë gjatë këtyre viteve lërjani qytetarëve të mençur, në gjithë Shqipërinë do ta kuptoni akoma më mirë, se është kjo sjellje që ju ka mbajtur në opozitë 3 mandate dhe mandatin e katërt.

Hoxha: Shqiptarët na njohin shumë mirë, e njohin Flamur Hoxhën që asnjëherë nuk ka përfituar nga qeverisjet, e njohin shumë mirë se sa herë ka qenë kontribuues, fakti që zoti Shalsi u mor me mua e ka përcaktuar rezultatin e Kukësit në 11 maj, nuk foli asgjë për çfarë meritojnë hasianët, tropojanët nga keqqevëerisja, për problemet që u ngritën, u mor me partinë, me mua dhe opozitën, unë sapo e thashë në këto 4 vite, duke u marr me opozitën se qenkja e keqja Shalsi Harroi të ballafaqohet me kuksianët pse janë të varfër, pse nuk ka rrugë, pse nuk ka energji, pse në 4 vite nuk e ka takuar shoqatën e tokave të përmbytura, qoftë Shalsi apo para tij. Flamur Hoxha nuk është deputet në këtë Parlament nëse s’fiton në Kukës, o unë o ti të jemi Parlament nëse Kukësin e fitojmë ne apo ju.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit