Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryepeshkopin Ioannis të Shqipërisë për ta uruar përzgjedhjen e tij në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Mitsotakis ka theksuar se Kisha e Shqipërisë është një pikë e rëndësishme uniteti dhe mirëkuptimi mes dy popujve.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas”, shkruan kryeministri grek.
“Kam kontaktuar Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë Ioannis dhe e përgëzova për zgjedhjen.
Besimi ynë i përbashkët është se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas”, ka bërë më dije Mitsotakis.