-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Mjekët dhe infermierët do të shpërblehen sipas performancës

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama njoftoi një fazë të re të autonomisë spitalore, duke theksuar se mjekët dhe infermierët do të vlerësohen dhe shpërblehen sipas performancës së tyre.

Kjo autonomi financiare synon të ndihmojë menaxhimin e shpenzimeve të spitaleve dhe të sigurojë shpërblime më të larta për ata që tregojnë rezultate të mira.

“Këtu në Memorial nisi një rrugë e re, pak a shumë 4 vjet më parë dhe po këtu nisi procesi i autonomisë menaxheriale, që ka dhënë të gjitha rezultatet kuptimplota për të të para sa e rëndësishme është që mjeket, infermierët, skuadrat që jetojnë përditë dhe punojnë me orë dhe pa orë shpesh herë në spitale të kenë në dorë vendimmarrjen për menaxhimin dhe vendimmarrjen për shpenzimet e spitalit.

Është një kapërcim nga një sistem i centralizuar, jo efektiv shumë burokratik në një sistem shumë më moderne, ku përfituesit e parë janë pacientët, por sigurisht për mjeket, infermierët dhe personelin mbështetës është një mundësi që të vlerësohen sipas punës dhe sipas rezultateve në punë, cka do të thotë se edhe shpërblimi financiar nga një shpërblim i barabartë kthehet në një shpërblim ku sipas performancës dikush mund të marrë më shumë se tavani i kategorisë së vet, dikush mbetet tek tavani i kategorisë së vet. Sot kalojmë në fazën tjetër, nga autonomia menaxheriale në autonominë financiare”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit