Mëngjesi i djeshëm ishte një tragjedi e madhe për Maqedoninë e Veriut pasi si pasojë e shpërthimit të një zjarri në një diskotekë në Koçan humbën jetën 59 persona, mes ytre edhe një zyrtar policor. Gjithashtu janë lënduar rreth 155 persona ku disa janë dërguar edhe jashtë vendit për mjekim.
Ndërkohë qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur shtatë ditë zie në nderim të viktimave që humbën jetën. Ndërsa kryeministri maqedonas Hristjan Mickoski ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje.
Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN.
Ministria e Brendshme, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik ka thënë se janë 20 të dyshuar, 15 prej të cilëve janë ndaluar nga policia.