Ditën e sotme një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë në zonën e Bërdicës.
Një motor është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 25-vjeçari Xhevahir Maksuti, drejtuesi i motorit.
Ndërsa makina ka qenë duke dal nga një gomisteri në momentin e përplasjes me motorin.
Ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.