Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po planifikon për të siguruar një takim deri në fund të prillit me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, sipas Bleoomerg news.
Erdogan i sheh lidhjet më të ngushta SHBA-Turqi si vendimtare për stabilitetin rajonal, veçanërisht pasi Ankaraja kërkon një rol më të madh në ndërmjetësimin e konflikteve nga Ukraina në Siri, thuhet në raportin e Bloomerg News.
Të dielën, Erdogan foli me telefon me Trump duke diskutuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe për të rivendosur stabilitetin në Siri, shkruan Reuters.
Ai i tha Trumpit se Turqia mbështeti “iniciativat e tij vendimtare dhe të drejtpërdrejta” për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe do të vazhdojë të përpiqet për një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme“, tha zyra e Erdogan në një deklaratë.