Kryeministri Edi Rama në rrjetin social u shpreh se në Kavajë treguan atë çfarë kanë bërë dhe theksoi se nuk ka votuar kurrë për partinë Demokratike.
“Në Kavajë ne e treguam se çfarë bëmë. Në Kavajë kishte vetëm pluhur dhe ca që shisnin fara. Sot Kavaja është bërë qytet dhe është bëtë kur ne e morëm besimin. Në Kavajë ka ndodh diçka që mileti demokrat i Kavajsë do të marri si një ofendim se u çuan për demokratët e Kavajës për të votuar për pseudoprimarte dhe në fund ua hëngri bufin kandidatët. Tani doni bufin një herë në dyvjet me ato dy gishtat. Mbajeni ska problem dhe kjo punë nuk është kështu. Nuk ishte çështje partish, shkuan valant në 92 dhe shkuan votuan për PD, unë nuk kam votuar asnjëherë sepse vine një erë e rëndë. Votuan masivisht sepse ihste votë gjeopolitike. Do të hysh në BE apo për mustaqet e Vangjel Gjuzit do të votosh. Nuk e fusin kuak kuak ose ato që thonë parti të reja. Janë një mijë vetë që punojnë për negociata, çdo ditë të hëne janë atje dhe japin llogari. Kavaja nuk rrehet me thes mielli por me pashaportë do të shkosh si burrë me mustaqe dhe voto PS për veten tat , merre pashaportën ta fusin Shqipërinë në BE dhe ktheu të PD ndjesë pastë pasi ka kënetë nuk ka demokraci atje, ka një buf kënete e pe vetë me primaret.”, tha Rama