12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet izraelite në Gaza, të paktën 220 të vrarë

Kryesoret

Një zyrtar nga ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 220 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite gjatë natës, sipas BBC.

Ushtria izraelite tha se po kryente sulme “të gjera” pasi bisedimet për zgjatjen e armëpushimit nuk arritën një marrëveshje. Kjo ishte vala më e madhe e sulmeve që goditi Gazën që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar.

Mahmoud Abu Wafah, zyrtari më i lartë i sigurisë së Hamasit në Gaza, thuhet se është në mesin e të vrarëve.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli “do të veprojë kundër Hamasit me fuqi ushtarake në rritje”.

Hamasi akuzoi Izraelin për përmbysjen e marrëveshjes së armëpushimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit