Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatët për deputetë në qarkun e Elbasanit. Rama ironizon Dash Suën pai ka ngelur pa parti dhe shprehet se atij i kanë marrë partinë natën.
“Nuk është rastësi që kalaja e Rozafës është legjendë shqiptare, ndërto ditën e prish natën. Ndërto Dash Sula gjithë atë parti në Peqin dhe ia prishën natën, u gdhi në mëngjes dhe ia kishin marrë partinë, ia morën natën partinë Dash Sulës.
Gjithë ajo parti atje, nuk dihet se kush do ti hajë ato kokrra gruri se gjeli detit mbeti pa parti. Gjel deti e kam kompliment se është në fushë të thatë, se të tjerët janë lluc. Mund të thuash çfarë të duash për atë, po ato që i ka, i ka.”, tha Rama.