-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehaj lobon për Shqipërinë nga SHBA për Shqipërinë, mesazh nga vila e Trump

Kryesoret

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është ftuar në vilën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj tha se ndodhet atje për të lobuar për interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ai theksoi se Amerika duhet të vazhdojë të mbështesë luftën kundër korrupsionit dhe krimit në Shqipëri. Shehaj shprehu se është atje për të promovuar interesat e qytetarëve shqiptarë dhe për të kërkuar ndihmë nga SHBA për drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit.

“Ju përshëndes nga Maralago, në këtë vend ku njerëz të pushtetshëm, politikanë, sipërmarrës mblidhen për ti dhënë zgjidhje problemeve të botës. Unë jam këtu në këtë vend ku pjesa më e madhe e politikanëve shqiptarë kërkojnë të vijnë duke lobuar me paratë që u kanë vjedhur qytetarëve shqiptarë në fakt, unë nuk jam këtu për interesin tim por jam këtu për të lobuar për interesin e qytetarëve shqiptarë dhe interesat e Shqipërisë. Amerika duhet të vazhdojë të mbështesë drejtësinë, të mbështesi luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit në Shqipëri. Por nuk mund të presim vetëm nga SHBA por duhet të bëjmë dhe pjesën tonë. Duhet që përfundimisht të heqim dorë nga partitë e vjetra dhe të shikojmë drejt së ardhmes.” – u shpreh Shehaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit