Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth kërkoi reagim të shpejtë për situatën në Ballkan përpara se sipas tij mund të ketë luftë, pasi politika e Bashkimit Europian ka dështuar në këtë rajon.
“Serbët kanë javë që protestojnë për vlerat europiane. Por ata nuk e shohin më BE-në si aleate. Vështirë se dikush në Ballkanin Perëndimor beson më në një perspektivë të BE-së. Protestuesit janë të zhgënjyer me BE-në. BE-ja ka bashkëpunuar me [presidentin serb] Vuçiçin për një kohë të gjatë.
Politika jonë për Ballkanin Perëndimor ka dështuar. Ne kemi nevojë për një “Zeitenwende”, përndryshe përballemi me kërcënimin e luftës, edhe më shumë destabilitet, nacionalizëm dhe autoritarizëm. Ne nuk duhet të humbasim Ballkanin Perëndimor si një rajon i demokracisë, shtetit të së drejtës, lirisë, sigurisë dhe prosperitetit” tha ai.