12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Besart Xhaferri: Sot bashkia e Tiranës është kthyer në një plaçkë lufte mes Ramës dhe Veliajt

Kryesoret

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri në një postim në rrjetet sociale ka reguar për vendimin e Veliajt për të emëruar Sara Goxhaj si kryetare e bashkisë së Tiranës.

Xhaferri shprehet se bashkia e Tiranës është kthyer në një plaçkë lufte mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Ai nënvizon se 1 milionë qytetarë të Tiranës nuk mund të jenë në mëshirë të luftës Rama dhe nuk mund të drejtohen nga Veliaj që është në burgun e Durrësit.

“Bashkia si plaçkë lufte, kreu i Bandës 5D firmos nga burgu i Durrësit emërime, Rama e zapton si kaçak.
Nën regjimin e Edi Ramës çdo hallkë e shtetit ka rënë, e sot Bashkia Tiranë është kthyer në një plaçkë lufte mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt, i cili edhe nga qelia e burgut të Durrësit vijon të ushtrojë rolin e kryetarit.
Në themel të kësaj lufte nuk janë interesat e qytetarëve të Tiranës por interesat ekonomikë të këtij institucioni që mbahet peng që nga 2015.
Jo rastësisht Edi Rama ditën e arrestimit të Veliajt thirri ndërtuesit për të mësuar nëse Veliaj kishte rritur haraçin pa lejen e tij.
Kreu i Bandës 5D Erion Veliaj ka firmosur një urdhër më datë 18/03/2025 ku përcakton si kryetare të re të bashkisë Sara Goxhajn, një nga bashkëpunëtoret e tij më të afërta dhe shkarkimin e Anuela Ristanit.
Pas kësaj në Bashkinë Tiranë ka zbarkuar Edi Rama i cili ka shfuqizuar vendimet e Erion Veliajt dhe ka rikthyer në detyrë Anuela Ristaninin.
1 milionë qytetarët e Tiranës nuk mund të jenë në mëshirë të luftës Rama Veliaj dhe as nuk mund të drejtohen nga qelia e Burgut të Durrësit, nga të njëjtat qeli që i diktuan deputetët Edi Ramës.”, shkruan Xhaferri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit