-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Mbante armë dhe eksploziv për grupe kriminale, arrestohet 57-vjeçari

Kryesoret

Një 57-vjeçar u arrestua në Vlorë pasi mbante armë pa leje dhe posedonte lëndë eksplozive. Gjatë operacionit në fshatin Gorrisht, Selenicë, lagjia Rexhepaj në banesën e 57-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 3 armë zjarri të fshehura në një çantë dhe një sasi lënde eksplozivi plastike të ndarë në 10 kallëpe gati për përdorim.

Nga hetimet rezulton se armët dhe lënda eksplozive dyshohet se mbaheshin ë fshehura nga 57-vjeçari Xhevahir Sinanaj për llogari të grupeve kriminale, me qëllim përdorimin në aktivitete të paligjshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit