Britania e Madhe do të mbajë të enjten një takim të mbyllur të oficerëve të lartë ushtarake nga “koalicioni i të gatshmëve”, që ka për synim hartimin e planit për të vendosur një forcë paqeruajtëse në Ukrainë. Sipas BBC, më shumë se 20 vende do të marrin pjesë.
Oficerët e lartë ushtarakë do të mblidhen në selinë e Përhershme të Përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar në Northwood.
Ky takim vjen përkundër kundërshtimit të presidentit rus Vladimir Putin, i cili ka thënë se nuk do të tolerojë praninë e asnjë trupe anëtare të NATO-s në Ukrainë, pavarësisht rolit të tyre.