18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë para gjykatës së Korçës, kërkojnë drejtësi për Dritson Kurtin

Kryesoret

Ditën e sotme ka dal në protestë para Gjykatës së Korçës përfaqësues të komunitetit rom dhe familjarët e Dritson Kurtit.

Ata kërkojnë lirimin e 25-vjeçarit pasi u arrestua në shtator të 2024, kur u bë baba të një vajzë me bashkëjetuesen e saj të mitur 13-vjeçare. Protestuesit kërkojnë pushimin e çështjes ose ndryshimin e masës së sigurisë.

Ditën e sotme u zhvillua edhe seanca e gjykimit paraprak për tu vendosur që çështja të shkojë për gjykim. Seanca u shty dhe avokati i tij Gentian Seirani tha se ndodhi për shkak se çështja ka kaluar nga Prokuroria e Korçës në atë të Tiranës.

“Mund të themi që është pozitive që na ka ikur, ka dashur zoti që Dritsoni të shpëtojë nga një prokurore e tillë që kërkonte 25 vite dënim dhe shpresojmë që gjykata dhe prokuroria tjetër të kenë një qasje të paktën për të kuptuar si është kultura dhe tradita e komunitetit rom, ndërkohë që kemi programe për diversitetin kulturor etj, por e shohim që kur bëhet fjalë për vepra penale japin maksimumin e dënimit.

Shpresoj që qoftë gjykata qoftë prokuroria të mos jetë me të njëjtin vullnet për një të ri i cili ka kryer “asgjë”, me një vepër penale që kërkon minimumi 25 vite dënim…Sipas nesh është që duhet të pushohet si çështje pasi referuar edhe një nga elementët që ka të bëjë me çështjen, për elementin e “me dashje”, nuk ka patur asnjë lloj momenti një dakordësi nga ana e djalit për të shkuar me një vajzë të mitur pasi nuk dinte moshën. Moshën nuk e dinte ai, nuk e dinte vajza të djalit, nuk e dinin prindërit, sepse ata ishin njerëz të paarsimuar.”, tha avokati i 25-vjeçarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit