Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 5 në zgjedhjet e 11 majit.
Rama thekson se me këtë votë çdo prind ka në dorë që tu japë fëmijëve pashaportën europiane.
“VOTO 5! Me thjesht një votë për mua dhe PS më 11 maj, çdo prind ka në dorë t’u japë fëmijëve të vet pashaportën e QYTETARIT SHQIPTAR TË BASHKIMIT EUROPIAN, e të mos i lerë të rriten si qytetarë të dorës së dytë në mes të Europës”, shkruan Rama.