-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia sulmon marrëveshjen me Shqipërinë: Pse nuk na konsultuat?

Kryesoret

Serbia ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes ushtarake të nënshkruar mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke sfiduar deklaratën e kryeministrit kroat, i cili e cilësoi marrëveshjen si të zakonshme dhe jo armiqësore.

Ambasada serbe në Zagreb ka theksuar se, nëse marrëveshja nuk ka një karakter armiqësor, atëherë ka pyetje rreth mungesës së konsultimeve me Serbinë.

“Nëse kjo marrëveshje është vërtet zakonore dhe jo armiqësore siç pretendon kryeministri kroat, atëherë lind një pyetja, përse nuk u informua apo konsultua Serbia për një çështje që ndër të tjera prek edhe integritetin e Serbisë?”, pohon ambasada në reagimin e postuar në rrjetin social ‘X’.

Serbia gjithashtu ka kundërshtuar përpjekjet për të paraqitur shqetësimet e saj si një “kërkesë armiqësore” dhe ka shprehur se marrëveshja shkel Marrëveshjen Nën-rajonale të Kontrollit të Armëve të vitit 1996, që synon ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

“Ne refuzojmë gjithashtu përpjekjet për të paraqitur shqetësimet e justifikuara të Serbisë si ’kërkuese të armikut’. Një qasje e tillë nuk kontribuon në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë apo bashkëpunimin rajonal”, vijon me tej deklarata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit