Donald Trump ka hequr aksesin në informacionet e klasifikuara për ish-presidentin Joe Biden, ish-zëvendëspresidenten Kamala Harris, ish-sekretares e shtetit Hillary Clinton, dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë ish-Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.
“Kam vendosur se nuk është më në interesin kombëtar që individët e mëposhtëm të kenë akses në informacionin e klasifikuar,” tha Trump.
Trump argumentoi se nuk ishte më në interesin kombëtar që këta individë të kishin akses në informacionin e klasifikuar. Kjo listë përfshin gjithashtu ish-deputeten Liz Cheney, një kritike e ashpër e Trump, dhe Fiona Hill, një eksperte për Rusinë që ka punuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Kjo është një masë e ngjashme me atë që Biden kishte marrë më herët ndaj Trump në 2021, kur i kishte revokuar lejen e sigurisë për shkak të shqetësimeve për aksesin në informacionet e klasifikuara.