Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë në promovimin e librave të ish-udhëheqësit të protokollit në Presidencë në vitet ‘90 të ish-presidentit Rugova, Adnan Merovci.
Berisha e cilësoi Ibrahim Rugova, si një gjeni shqiptar në politikën evropiane dhe në politikën botërore. Ai tha se Rugova nuk ishte vetëm një lider, por edhe një misionar.
“Në mënyrë gjeniale, ai zgjedh një rrugë krejtësisht të huaj për shqiptarët. Të huaj për shumicën e kombeve të botës. Zgjedh rrugën paqësore për të mundur një pushtim. Kombet, ndaj pushtimeve, kanë pasur ose nënshtrim, ose përballje me armë.
Ibrahim Rugova nuk zgjodhi as të parën dhe as të dytën, por zgjodhi qëndresën paqësore, me të cilën ai shtyu muret e kohës. Me të cilën ai në mënyrë më mahnitëse, ta quajmë mrekullia Rugova, ai arriti që një projekt, të cilin përveç atij, përveç shqiptarëve, nuk mbaj mend një të dytë që ta përkrahte, që ta mbështeste, t’i lëmë folkloret, pavarësinë e Kosovës nuk e mbishteste njeri, përveç atij. Imagjinoni për një moment të luftosh i vetëm dhe të gjithë kundër. Por përsëri, ai në këmbë”, tha Berisha.