-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreshnik Spahiu: PS dhe PD kanë hapur thesin e premtimeve

Kryesoret

Kreshnik Spahiu në emision 5 pyetjet nga Babaramo tha se Partia Socialsite dhe ajo demokrate nuk i mbajnë premtimet. Ai u shpreh se atabëjnë premtime absurde që janë fyerje e inteligjencës së qytetarëve.

“Unë mendoj që PD dhe PS kanë hapur thesin e premtimeve dhe nuk kanë një kontratë publike me popullin. Jemi një vend ku as 1% e popullit s’i lexon programet, sikurse është në Perëndim apo në Europë. Pra fokusohen në pika të programeve, si pagat, apo taksat psh. Po lexoja premtimin e Berishës që thotë se do i japi zgjidhje përfundimtarë çështjes ë pronave në katër vjet. Pra i bie se do rrafshojë Kamzën dhe do ia kthejë pronarëve. Përmbajnë antagonizëm këto premtime. Këto janë fyerje e inteligjencës. Nëse ka një çështje që nuk zhbëhet është ajo e kthimit të pronave. Nëse ka një dëm ndaj kombit shqiptar është keqpërdorimi i parimit që toka i takon atij që e pushton apo uzurpon e punon. Cilat prona do kthesh kur 99% e saj e ke ndarë, kur ke vendos parimin e legalizimit para asaj të kthimit apo urbanizimit”, tha Spahiu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit