-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama në Sarandë: Investimet e planifikuara do të rinisin pas zgjedhjeve

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama u takua në Sarandë me sipërmarrësit e rinj, duke theksuar nevojat për rritjen e cilësisë së hapësirës urbane dhe potencialin e pashfrytëzuar të qytetit.

Ai shprehu shqetësim për ndalimin e prokurimeve 4 muaj para zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë si një “absurditet”.

“Një gjeneratë e re që ka marë në dorë një pjesë të konsiderueshme të biznesit në Sarandë dhe po më thoshte se një pjesë që janë punonjës në bashki, nga ana tjetër, kanë bizneset e tyre të mikpritjes dhe thoshte se është garanci që nuk janë aty thjesht për të marrë rrugën dhe kontribuuar edhe qytetin, sepse përmes bashkisë, përmirësojnë qytetin për punën e tyre. Dua të siguroj që unë edhe ne jemi të bindur për potencialin akoma të pashfrytëzuar plotësisht që ka Saranda dhe për nevojat që ka për rritjen e cilësisë së hapësirës urbane.

Hapësira urbane në Sarandë është ngushtuar shumë në të shkuarën, por koha ka treguar se nuk është e pashpresë, dhe pavarësisht intensitetit të madh, vazhdon të jetë trend për të huajt është domethënës. Kaluam në rrugën e re të bërë, pjesërisht pedonale, dhe pjesërisht ende për makinat. Rrugën 6 e kemi vendosur në planin e investimeve.

Nuk e nisëm për shkak të zgjedhjeve, të ligjit që ndalon prokurorimet 4 muaj para zgjedhjeve. Absurditet më vete. Rëndësi ka që rrugën 6 do ta fillojmë menjëherë pas zgjedhjeve, besoj në gusht, me të rritet shumë vlera e qytetit se bëhet shëtitore e brendshme përveç asaj buzë detit. Unë besoj se është koha të mendohet.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit