Presidenti Rexhep Tajip Erdogan akuzon politikanët e opozitës në Turqi për “prishje të qetësisë së qytetarëve tanë me provokime” pas një jave protestash
“Unë besoj se nëse [opozitës] i mbetet ndonjë respekt, do të turpërohen për të keqen që i kanë bërë vendit,” thotë ai.
Ndërkohë sot është dita e gjashtë që janë mbledhur përsëri për protestë. Ndërsa qeveria turke tha se 1,133 persona ishin arrestuar që nga fillimi i protestave pasi Ekrem Imamoglu, një kundërshtar i Erdoganit u arrestua me akuza për korrupsion.