Rusia ka goditur me raketa spitalin e fëmijëve në Ukrainë, si pasojë janë plagosur 28 persona. Sipas BBC, mes tyre janë plagosur edhe katër të mitur.
Sulmet me raketa ruse vijnë në një moment kur po zhvillohen bisedime në Arabinë Sadite midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë për një marrëveshje të mundshme paqeje në Ukrainë.
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës tha se sulmet ruse vazhduan gjatë natës pasi ushtria ruse tha se ata kapën 28 dronë ukrainas. Gjithashtu Ukraina tha se ka shkatërruar katër helikopterë ushtarakë në Rusi.