Sot shënohet dita e 35-të e protestave të njëpasnjëshme kundër qeverisë së udhëhequr nga Edi Rama. Sipas organizatorëve, mijëra qytetarë pritet të mblidhen edhe këtë të shtunë në kryeqytet, në kuadër të një proteste të cilësuar si kombëtare.
Një pjesë e protestuesve, përfshirë edhe dhjetëra qytetarë shqiptarë nga diaspora, kanë mbërritur fillimisht në veri të vendit, në Shkodër, nga ku po organizohen për t’u nisur drejt Tiranës. Ata po koordinohen për lëvizjen drejt kryeqytetit në grupe të organizuara.
Ndërkohë, në rrugët që çojnë drejt Tiranës janë raportuar vargje automjetesh të mbuluara me flamuj kuqezi dhe flamuj të UÇK-së, ndërsa në disa raste janë dëgjuar edhe këngë me motive patriotike gjatë udhëtimit. JOQ









