14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e 24-vjeçares palestineze/ Të afërmit nuk tërheqin trupin, mund të varroset në Shqipëri

Kryesoret

24-vjeçarja palestineze Rayyan Alwan e cila u vra para disa javësh në Tiranë nga babai i saj mund të varroset në Shqipëri.

Kjo për shkak se të afërmit e saj nuk kanë paraqitur kërkesë para autoriteteve për të tërhequr trupin e pajetë të saj për ta pëcjellë në banesën e fundit.

Ndërkohë viktima vijon që të mbahet në morgun e Tiranës dhe nëse brenda afateve ligjore nuk do të tërhiqet nga familjarët ose të afëmrit, atëherë ajo do të varroset në Tiranë.

24-vjeçarja u vra nga babai i saj në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka në Tiranë. Më pas me ai u largua në drejtim të Greqisë dhe më pas në Amsterdam. Fadi Alwan, babai i 24-vjeçares dyshohet se është larguar drejt Libanit dhe ende është në kërkim pasi nuk është arrestuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit