-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj mirëpritet nga kancelari austriak: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në momentet kyçe

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj është mirëpritur në takim nga kancelari austriak Dr. Christian Stocker. Begaj i përcolli kancelarit austriak mirënjohje për mbështetjen e Austrisë ndaj Shqipërisë ndaj momenteve kyçe të historisë.

“Partneriteti Shqipëri-Austri bazohet në vlerat e përbashkëta, demokracinë, paqen dhe stabilitetin. Këto parime na bashkojnë dhe ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të adresuar sfidat rajonale dhe globale dhe për të nxitur një marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjatë”, tha Begaj.

Në takim u riafirmua angazhimi që përveç marrëdhënieve të forta politike të avancohet edhe me bashkëpunimin ekonomik. Gjithashtu Begaj theksoi se Shqipëria është e interesuar të thellojë bashkëpunimin në fushën e arsimit universitar, si dhe të formimit profesional.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit