Sot, besimtarët bektashinj festojnë ditën e katërt të “Sulltan Novruzit”, një festë që nderon ditëlindjen e Imam Aliut dhe shënon fillimin e pranverës.
Kryegjyshi botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, uroi besimtarët për paqe dhe dashuri, duke theksuar rëndësinë e respektit për njeriun si krijesën më të përkryer të Zotit.
“Unë uroj të gjithë besimtarët, paçim dashuri e mirësi në familje e kudo. Zoti na dhëntë dashuri e jo luftë. Qofshi dritë dhe Zoti na bekoftë të gjithëve”, u shpreh Kryegjyshi.
Besimtarët u mblodhën në Teqenë e Turanit për të festuar dhe kërkuar bekime shpirtërore.