-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dialogu me Kosovën, Vuçiç takon të dërguarin e BE: I shpjegova pozitën vështirë të serbëve

Kryesoret

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, u takua të martën në Beograd me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Me anë të një postimi në Instagram pas takimit, Vuçiç tha se takimi i tij i parë me të dërguarin e ri për dialogun ishte i hapur dhe i drejtë.

“Unë shpreha shqetësim të veçantë për pozitën e vështirë në të cilën ndodhen serbët për shkak të lëvizjeve të shumta përshkallëzuese, të njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës”, shkroi Vuçiç.

Presidenti serb e akuzoi Kosovën se po bën pengesa të vazhdueshme në procesin e dialogut, duke ripërsëritur se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është parakusht për fillimin e një normalizimi thelbësor të marrëdhënieve.

Në tetor të vitit 2023, të dërguarit e atëhershëm të BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, ia ofruan Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por Kosova nuk ka pranuar ta themelojë atë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka pranuar ta dërgojë këtë draft-statut për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës veprim që do të shënonte hapin e parë drejt krijimit të Asociacionit.

Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha më 21 mars se draft-statuti i Asociacionit i hartuar nga BE-ja nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se këtë ia ka thënë edhe Sorensenit gjatë vizitës së tij në Prishtinë më 17 mars.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit