Izraeli vazhdon bombardimet e Gazës për të tetën ditë, ku si pasojë janë vrarë 23 njerëz, përfshirë shtatë fëmijë.
Ushtria izraelite u ka bërë thirrje banorëve në të gjitha qytetet kufitare veriore që të evakuohen. Qytetet e prekura përfshijnë Jabalia, Beit Lahiya, Beit Hanoun dhe Shejaia.
Zëdhënësi i OKB-së Stephan Dujarriç ka bërë të ditur se afërsisht 30 nga 100 stafi ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara do të largohen nga Rripi i Gazës këtë javë, duke pranuar se tërheqja vjen në një kohë kur nevojat humanitare janë rritur dhe “shqetësimi për mbrojtjen e civilëve është intensifikuar”.