Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me shtabin elektoral të njësisë numër 6, në Kombinat.
Rama i ka inkurajuar që të punojnë për fushatë, duke u thënë se duhet “ta thithin ujin e kënetës.”
“Forca! Duhet futur pompa në të gjitha pikat ku të thithet sa të mundet uji i kënetës. Duhet thithur sa më shumë uji i kënetës, të filtrohet dhe një pjesë të kthehet në ujë të pijshëm. Pra demokratët që duan të çlirohen, t’i çlirojmë. Pastaj pjesa tjetër, kemi Lulin që të merret me ta. Sa i madh që është e, shumë i madh. Kemi Lulin që do merret me ata! Do jetë interesant, të shohim çfarë do të ndodhi.”, tha Rama.