Kryeministri Edi Rama prezantoi ligjin për Paketën e Maleve në Shkodër, duke njoftuar se 500 aplikantët e parë për agroturizëm do të përfitojnë nga një periudhë pa taksa për 10 vite, përveç sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Rama u bëri thirrje emigrantëve të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri, duke theksuar se vendi ka një potencial të madh turistik dhe ekonomik, veçanërisht në zonat malore si Shkodra dhe Thethi.
“Është bërë që 500 aplikantë e parë, në momentin që do të hapet thirrja, e cila do të hapet pasi të depozitohen hartat për zhvillime, nuk do kenë 10 vjet asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit, përveç sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ndaj shtetit.
Një incentivë që nuk e ka asnjë vend dhe që me thënë të drejtën e kemi bërë edhe pak me shtrëngim me FMN sepse është përjashtim total në cdo gjë. Por besoj se ai vlen, sepse nëse kemi 500 agroturizme të parë, të tjerët vazhdojnë me të njëjtën metodë, por do të kenë barrën fiskale me TVSH 6% dhe taksa të ulëta për hir të së vërtetës”, tha Rama.