-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi lë politikën dhe i futet kinematografisë: Jam duke realizuar një film

Kryesoret

Deputetja Monika Kryemadhi në emisionin Opinion në Tv Klan ka zbuluar se i ka hyrë botës së kinematografisë.

Kryemadhi tha se është duke realizuar një film artistik ku ka një rol të rëndësishëm dhe titulli është “Me fat”.

“Unë kam disa projekte në dorë duke bërë. Jam në realizimin e një filmi artistik, me një grup të rinjsh, kam një rol të rëndësishëm, i cili quhet “Me Fat”.

Është një film shumë interesant që ka në thelb familjen, ëndrrat e të rinjve për t’i realizuar dhe se si sfidat me të cilat ata përballen dhe përplasen, shoqëria në të cilën ne jetojmë e cila vjen në mënyrë nga më të ndryshmet.

Shpresojmë që ta nxjerrim në Verë shumë shpejt, jemi duke xhiruar, janë xhiruar një pjesë e skenave dhe jemi duke xhiruar. Jam e bindur që do t’ju pëlqejë sepse është shumë interesante.

Mendoj që do të jetë diçka ndryshe që ka një lloj ndikimi sadopak edhe në jetën time politike dhe aktive.”, tha Kryemadhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit