Ditën e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë, një 17-vjeçar ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar të tij. Si pasojë 17-vjeçari i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia e Sarandës menjëherë ka arrestuar autorin dhe e kanë shoqëruar për veprime të mëtejshme. Ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.