Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas dhe shpallur në kërkim dy të tjerë, të dyshuar për vjedhjen e tre banesave dhe një automjeti në fshatin Fitore, Novoselë.
31-vjeçari i arrestuar, E. B., dyshohet se bashkë me dy të tjerë, G. S. dhe M. Z., kryen vjedhjen në orët e para të mëngjesit më 17 mars 2025. Ata morën gjithashtu një automjet “Land Rover”, të cilin policia e gjeti dhe e sekuestruan.
Hetimet vijojnë për kapjen e dy të shpallurve në kërkim dhe zbardhjen e krimeve të tjera.